image1germany2

Sherbimet Diagnostikuese:

Egzaminimi i Syrit

Një seri e testeve të kryera nga oftalmologu, vleresimi i te pamurit dhe aftësinë për të fokusuar dhe ti dalloj objektet, si dhe teste të tjera dhe ekzaminimet që kanë të bëjnë me syrin. Rekomandohet që të gjithë njerëzit duhet të kenë vizita periodike dhe të plota ne sy si pjesë e kujdesit parësor, veçanërisht që shumë sëmundje të syrit janë asimptomatike.

 

Percaktimi i Thjerrezave

Percaktimi i thjerrezave korektive refraktare si miopia, me thjerreza torike te astigmatizmi, te presbiopia me thjerreza multifokale. Thjerrezat jane nga brendi me i miri ne bote Bausch & Lomb USA.

 

Gonioskopia (shiqimi i kendit te syrit)

Gonioskopia përshkruan përdorimin e gonioskopit se bashku me biomikroskop për të fituar pamje të këndit iridokorneal, apo këndit anatomik te formuar midis kornes se syrit dhe irisit.Rëndësia e këtij procesi është në diagnostikimin dhe monitorimin e ndryshme ne lidhje me glaukomen.

 

Perimetria (egzaminimi i fushes se te pamurit)

Matja e fushes vizive qe nuk paraqet pjesen qendrore te pamurit, matet me ane te perimetrit i cili me an te dritave sensitive i shiqojm kufinjet ekstrem te fushes vizive. Glaukoma tenton të ndikojë në fushë vizive , kështu që është shumë e rëndësishme që të matet dhe të percillet. Jo vetëm për diagnozë, por per te pare rregullisht nëse sëmundja është duke përparuar.

 

 

Fundus Kamera (egzaminimi i fundusit te syrit)

Fundus kamera apo retinal kamera eshte nje mikroskop i specializuar me fotoaparat i dizajnuar per fotografimin e fundusit te syrit duke krijuar nje fotografi te pjese interiore te syrit qe na mundeson te shiqojm retinen, diskun optik, makullen, dhe polin posterior qe perdoret per diagnostikimin, monitorimin e semundjeve te ndryshme (retinopative).

 

 

Intervenimet Kirurgjike

Halazion, Xanthelasma, Pterigiumi, intervenimet ne kapak